• |
ide | kryesore

Variant i ri Whatsapp për biseda pune

Planet, Stil



Whatsapp Business po testohet tek disa perdorues indianë që më pas të mund të shkarkohet gjerësisht.

Ky variant i ri Whatsapp-i u shërben profesionistëve që punojnë për një kompani apo sipërmarrësve për të bërë biseda pune. Ka të njëjtën logo si Whatsapp-i klasik, me ndryshimin se ka një “B” në vend të simbolit të telefonit (që meqë ra fjala është një logo goxha e çuditshme, duke qenë se Ëhatsapp-i është për ata që s’para i kanë qejf telefonatat), shkruan First Post.

Sigurisht, Whatsapp Business do të ketë opsione që krijojnë lehtësira për ata që merren me biznes.

Një ndër opsionet më interesante të këtij varianti është “migrimi i bisedave” (Chat Migration) pra, bisedat që keni në Whatsapp-in klasik mund t’i transferoni tek Whatsapp Business. Ky opsion do t’ju lejojë jo vetëm t’i kaloni bisedat nga njëri Whatsapp tek tjetri, por edhe nga Whatsapp-i klasik tek Whatsapp-i i biznesit kur për këtë të fundit përdorni një numër tjetër telefoni, shkruan First Post.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *