Vendimet e Komisionit të Disiplinës, masakrohen vajzat e Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2017 | 21:24

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, masakrohen vajzat e Apolonisë

Disiplina ndëshkon dhunuesit. Nga Kategoria e Parë te futbolli i femrave, protagonistët e akteve të dhunës gjatë ndeshjeve të javës së kaluar, janë njohur dje me dënimet e mara nga Komisioni i Disiplinës.

vENDIMET

Trajneri i Besës, Sinella është dënuar me tre ndeshje, ndërsa lojtaret e Apolonisë që u përfshinë në akte dhune në sfidën e kaluar, janë dënuar me nga 15 dhe 20 takime pezullim. Ja vendimet e djeshme të Disiplinës.

 VENDIME:

-KF Besa, për sjellje të gabuar të përsëritur të tifozerisë së saj duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës, dënohet me një ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

-Zyrtari i KF Besa, Bledar Sinella, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me tre ndeshje pezullim nga aktiviteti duke ju ndaluar qëndrimin në të gjithë territorin përreth fushës së lojës.

-Lojtari i KF Apolonia, Redon Mihana, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me pesë ndeshje pezullim.

-KF Tirana paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes të gabuar nga ana e tifozerisë së saj do të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës.

-Adriatiku Mamurrasi për mos paraqitje në ndeshje me KF Gramshi planifikuar të luhej më datë 05.10.2017, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

-Lojtari KF Dinamo U-19, Jurgen Brahja, për shkelje të parimeve të Fair-Play, dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtaria e Juban Danja, Gjyste Rripaj, për sjellje jo sportive, dënohet me pesë ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtaria e KF Apollonia femra, Klarina Goro, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për dhunë ndaj personave të tjerë, dënohet me 20 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtaria e KF Apollonia femra, Ina Gjoni, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për dhunë ndaj personave të tjerë, dënohet me 15 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Detyrohet KF Apollonia femra të zhdëmtojë të gjitha dëmet materiale të shkaktuara në dhomat e zhveshjes së Qendës së Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

-Mospranimin e kërkesës së KF Skrapari, si të pa bazuar në Rregulloren e Federatës Shqiptare të Futbollit.

-Në lidhje me ankesën e KF Memaliaj, u vendos shtyrja e shqyrtimit të ccështjes mbledhjen e ardhshme për shkak të mbledhjes e dokumentacionit të nevojshëm.

-Përsa i përket kërkesës së KF Memaliaj, të datës 6 tetor 2017, Komisioni vendos refuzimin e shqyrtimit të saj si të shqyrtuar nga Komisionet e mëparshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"