TIRANE- Flet për herë të parë pasi Prokuroria e Përgjithshme kërkon që ai të arrestohet. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri emri i të cilit përmendet në përgjimet e trafikantëve të drogës, pranon se ka qenë me ata në të njëjtat ambiente.

“Në festa familjare mund të kemi qenë në të njëjta vende por s’kam pasur marrëdhënie të ngushtë aq më pak të lejoja zhvillim aktiviteti kriminal”,- tha ai.

Ish-ministri e pranoi edhe njëherë se i vetmi gabim që ka bërë me ata që më herët i quante kushërinj të 10-të, ka qënë shitja e makinës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb