Ora e mençur "Apple" ia shpëton jetën!

  • 19 October 2017 - 21:53
Ora e mençur

Një mashkull 28 vjeç thuhet se vazhdon që të jetojë falë një njoftimi që kishte marrë nga ora e tij e mençur, "Apple". Edhe vetë James Green pajtohet se, falë kësaj pajisjeje, e cila kushton nga 329 deri 1,399 dollarë (sa kushton modeli i fundit), kishte zbuluar një droçkë (tromb) të rrezikshme të gjakut në mushkëritë e tij. Kjo pajisje e kishte informuar atë rreth një rritjeje të papritur të frekuencës së zemrës së tij - gjë që është shenjë e embolisë së mushkërive - nga e cila sëmundje ai kishte vuajtur edhe një herë më parë.

Ndihma urgjente mjekësore

Njoftimi i marrë nga ora e mençur bëri që ai të kërkonte ndihmën urgjente mjekësore, ku mjekët më pas ia zbuluan droçkën e rrezikshme të gjakut, e cila mund ta shkaktojë vdekjen për pak minuta, meqë mund ta bllokojë depërtimin e gjakut në mushkëri. Green, nga Nju -Jork, thotë se kurrë nuk ia kishte marrë mendja që një pajisje "e marrë" e vendosur në puls të dorës, të cilën e kishte blerë dy vjet më parë, do të mund t'ia shpëtonte jetën.

Green ndihet i nderuar

Green, i cili vuan nga ankthi, shpejt kuptoi se simptomat e tij ishin më serioze sesa ato të një sulmi të panikut. Pasi shkoi te mjeku, ata i bënë CT dhe ultrazë, me ç'rast ia gjetën edhe droçkën e gjakut. David Walsh, autor i aplikacionit që ia shpëtoi jetën Green-it, thotë se ndihet i nderuar që aplikacioni i tij ka shpëtuar një jetë. Ai thotë se ka dëgjuar edhe storje të tjera të njerëzve, të cilët thonë se aplikacioni, por edhe tërë ora e mençur "Apple", ua ka ndryshuar jetën. Ora e mençur "Apple" është në gjendje që ta bëjë dallimin midis të rrahurave të çrregulluara të zemrës, që njihen në mjekësi si fibrilacion atrial, nga një ritëm normal i zemrës, me një saktësi prej 97%

(Kosova Sot)