Mediat serbe pretendojnë se Partizani i Beogradit ka marë një sërë provokimesh në takimin që po zhvillohet momentalisht në “Elbasan Arena”.

Në fillimin e takimit nga tifozët shqiptar është shpalosur një flamur gjigand kuqezi dhe kjo sipas serbëve është një provokim i hapur ndaj futbolllistëve. Por ajo që i irriton më shumë janë këngët e tifozëve. “Kurir” raporton se mbështetësit shqiptar kanë kënduar përgjatë gjithë minutave “Kosova është zemra e Shqipërisë”, diçka e turpshme sipas tyre.
serbet
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb