foto Kallxo.com

Babai i Triumf Rizës Komenton Lirimin e Sekiraqës

“Nuk e di unë. Tepër e çuditshme. Me 37 vjet është shpallë (i dënuar). Nuk muj me marrë me mend këtë. Zoti na rujtë”, ka komentuar Riza.

Ai ka konfirmuar për KALLXO.com se nuk ka qenë në dijeni se i akuzuari për vrasjen e djalit të tij është liruar nga paraburgimi.

Pasditen e sotme avokatja e Enver Sekiraqës ka konfirmuar se Gjykata e Apelit ka marrë vendim që klientit të saj t’ia stopojë masën e paraburgimit.

Sekiraqa ishte dënuar nga shkalla e parë me 37 vjet burgim nën akuzën për planifikimin e vrasjes së policit të njësive speciale Triumf Riza.

Lënda e tij është duke u trajtuar në shkallën e dytë nga Gjykata e Apelit.

Sekiraqa ishte vetëdorëzuar në polici pas disa muajsh arratisje nga momenti kur polici Triumf Riza ishte vrarë në njërën nga lagjet e Prishtinës.