Singapori me autobusë pa shoferë në vitin 2022

Auto

Singapori me autobusë pa shoferë në vitin 2022

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 06:34
Singapor

Singapori planifikon të nxjerrë në rrugë autobusët pa shoferë në vitin 2022.

Qeveria tha se ata do të pilotohen në tri lagje të reja, të cilat kanë rrugë më pak të populluara.

Sipas qeverisë, autobusët do të ndihmojnë banorët të udhëtojnë në komunitetet e tyre dhe në stacionet pranë të trenave apo autobusëve.

Singapori, me popullsi të dendur, shpreson se teknologjia pa shofer do ta ndihmojë vendin të menaxhojë kufizimet në tokë dhe mungesat e fuqisë punëtore.

Autobusët autonomë pritet të plotësojnë shërbimet ekzistuese me autobusë dhe fillimisht do të operojnë gjatë orëve kur trafiku është më i ngarkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat