Irani dërgon anijet luftarake në Gjirin e Meksikës, alarmohet bota

Irani dërgon anijet luftarake në Gjirin e Meksikës, alarmohet bota

15:23, 23/11/2017
A+ Aa A-

Irani është i vendosur të dërgojë anijet e tij luftarake në Gjirin e Meksikës në një përpjekje për të vendosur veten si një fuqi ushtarake globale.

Masa e guximshme është shpallur nga komandanti i ri detar, Admirali Hossein Khanzadi dhe ka alrmuar fuqite boterore. 

Khanzadi gjithashtu tha se ai ka ndërmend të shtojë nëndetëset në radhët e flotës iraniane, në lëvizje që mund t’i bëjë amerikanët të kenë frikë nga një luftë e re e ftohtë me fuqinë e Lindjes së Mesme.

Duke folur në konferencën e tij të parë për shtyp pas marrjes së zyrës, komandanti i Hossein Khanzadi tha se forcat detare të Iranit së shpejti do të shkojnë në Oqeanin Atlantik, do të vizitojnë disa vende të Amerikës Jugore dhe do të valëvisin flamurin iranian në Gjirin e Meksikës. '

Ai gjithashtu njoftoi se testimi të raketave Separ do të shkojë në Detin Kaspik javën e ardhshme.

Marina iraniane do të nisë portin e vet në qytetin Jask, në Gjirin e Omanit dhe do të ruajë hyrjen në Gjirin Persik. Theksojmë se në nëntor të vitit të kaluar, një flotë iraniane lundroi rreth Afrikës dhe hyri në Oqeanin Atlantik./SYRI.net/ 

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco