Makinat fluturuese nuk do jenë më pjesë vetëm e imagjinatës sepse së shpejti do t’i shohim tek lëvizin normalisht.

Kompania britanike VRCO ka zbuluar planin që ta bëjë gati një model të tillë në vitin 2020.

Sipas

The Sun,

ky lloj mjeti do të ketë vend vetëm për dy persona, mund të mbajë 180 kilogramë peshë, mund të arrijë shpejtësinë 400 kilometra në orë dhe të fluturojë deri në një orë mbi lartësinë 300 deri në 900 metra. 

Makina pritet të funksionojë me energji elektrike.

Projekti për ndërtimin e saj ka përfituar deri më tani 500,000 paund. Kjo do ta ndihmojë që vitin tjetër të krijojë prototipin e parë në mënyrë që të marrë edhe certifikimin nga autoritetet përkatëse në Britani.

/tvklan.al