‘Thanksgiving day’, ajo që quhet dita e falenderimeve, ka bërë që shumë të shprehin mirënjohjen e tyre për atë që zoti iu ka dhënë në jetë. Moderatori i njohur, Ledion Liço, nuk kishte si mos përmendte në këtë ditë dhuratën më të bukur që i ka bërë zoti, vogëlushin bukurosh, London Noor. “Jam falenderues për të! Ju për çfarë jeni?”- ka pyetur ai ndjekësit e tij. Nê mes të komenteve, vëmendjen e ka marrê ai i Sarës, që të shkakton shumë të qeshura. “Që po e nxjerr ti Londonin”-i shkruan ajo. Me siguri Sara ka përfituar pak nga ky moment për t’u çlodhur.