Patentat e Tahirit në makinën e biznesmenit, gazetarja lëshon ‘bombën’: U telefonua një politikan për…

Nov 24, 2017 | 9:31
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala  në një lidhje direkete në studion e emisionit “Të pa Ekspozuarit” në “News 24” ka treguar më shumë detaje rreth arrestimit të biznesmenit në Elbasan me një shumë prej 863 mijë eurosh dhe me dy patenta për mjete lundruese të ish-ministrit Saimir Tahiri.

lala

Ajo tha se Pasi është arrestuar, paratë e konfiskuara janë dërguar në një bankë për tu numëruar dhe nga aty ka rezultuar se disa kartëmonedha kanë qenë të falsifikuara. Po ashtu Lala tregoi edhe n jë detaj të rëndësishme, nga burime të rezervuara në Prokurori, se një person i rëndësishëm i ka kërkuar një politikani që të ndërhyjë për ta liruar 25 vjeçarin Sota.

 

“Në momentin e parë që u ndalua Orest Sota një personazh shumë i rëndësishëm në lidhje me Orest Sotën i ka telefonuar një politikan që të ndërhyjë për ta lënë të lirë. Kjo nuk mund të përdoret si provë nga Krimet e rënda sepse politikani ka imunitet,” tha Lala.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura