Dijetari islam: Profeti Muhamed ishte keqtrajtuar disa herë – asnjëri nga shokët e tij nuk kishte vrarë njeri!

Sipas dijetarit mysliman, Yasir Qadhi, të duash profetin Muhamed (salla Allahu alejhi ue selam) është një kërkesë e domosdoshme e Imanit. Duke mbrojtur nderin e tij është një shenjë e besimit. Kjo është bërë duke ndjekur mësimet dhe praktikat e tij, jo duke vrarë në emrin e tij.

Ai ka shkruar se ndonëse profeti Muhamed ishte keqtrajtuar verbalisht dhe fizikisht herë të shumta në Mekë, asnjëherë të vetme, ndonjëri nga shokët e tij, nuk kishte vrarë dikë ose të kishte bërë ndonjë vepër tjetër kriminale, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, shtron pyetjen ai “A mos ata që vrasin të tjerët në emër të Pejgamberit, e duan atë më shumë se shokët e tij?

“Dhe edhe për ata që besojnë se dënimi për blasfemi duhet të jetë vdekja: me konsensus unanim të të gjithë dijetarëve të Islamit, kjo duhet të ndodhë pas një gjyqi të ligjshëm, nga një gjyqtar i kualifikuar, i emëruar nga një shtet legjitim islam. Në asnjë rrethanë, islami nuk lejon drejtësi ndryshe – një gjë e tillë do të çonte në kaos, konfuzion dhe gjakderdhje”, ka shkruar ai.

Andaj, dijetari mysliman u bën thirrje myslimanëve: Këto akte të terrorit janë jo vetëm haram dhe derdhje e gjakut të të pafajshmëve – ato do tu dëmtojnë juve dhe komunitetet tuaja – në afat të shkurtër dhe të gjatë.

Dhe si rezultat, përfundon ai, “të gjithë ne do të vuajmë”, transmeton Telegrafi.

Yasir Qadhi është një dijetar mysliman amerikan dhe shkrimtar me origjinë pakistaneze. Ai është dekan i çështjeve akademike në Institutin e Al- Al-Maghrib, një institucion arsimor islam.

Ai ka shkruar libra dhe ka ligjëruar mbi Islamin dhe çështjet bashkëkohore myslimane. Në një ese të New York Times Magazine, në vitin 2011, Qadhi ishte përshkruar si “një nga klerikët konservativ më me ndikim në Islamin amerikan”.

Llogaritet si njëri nga njohësit më të mirë të realitetit fetar dhe politik në botë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button