"360 gradë", Rama: 40 subjekte në prokurori per dy muaj, evazion fiskal në vlerë 4 mld lekë

"360 gradë", Rama: 40 subjekte në prokurori per dy muaj,

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një intervistë ekskluzive në “360 Gradë” te Artur Zhejit në Ora News

Pjese nga intervista

Zheji: Sa drejtorë biznesesh të mëdha keni çuar për ndjekje penale për mos pagim taksash. Sa evazorë të mëdhenj Rilindja ka kallëzuar, pastaj gjykata mund t’i ketë falur...

Rama: 40 subjekte që akuzohen për disa vepra, që nga skemat mashtruese tek skema e TVSh-së dhe evazionit fiskal. Këto nuk mund të jenë publike sepse nuk janë gjëra me rëndësi publike. Nuk kanë asnjë rëndësi. Gjërat me rëndësi publike janë llafet e llumit mes veti. 40 subjekte vetëm në dy muajt e fundit për një shumë që kalon 4 miliardë lekë të reja, janë prej nesh dorëzuar për ndjekje penale. Ndërkohë që një numër të tjerësh ka shkuar për ndjekje penale qysh që në mandatin e shkuar dhe për fat të keq nuk ka ndodhur asgjë.

Zheji: Keni ndonjë emër?

Rama: Nuk dëshiroj të them emra, por emra kompanish të mëdha për skema mashtrimi dhe për shmangie nga detyrimi.  Të gjithë turfullima e kazanit se ne ju qepemi pas të vegjëlve, të dobëtëve dhe të shkretëve dhe ne nuk luftojmë me të mëdhenjtë është e gjitha e pa pabazë pasi në vazhdimësi dhe në këtë fazë të luftës kundër informalitetit do ta thellojmë dhe më shumë. 

Për këtë kam kërkuar ndihmë ekstra nga njerëz me reputacion ndërkombëtar që kanë punuar për FBI, të vijnë dhe të na asistojnë speicifikisht në luftën kundër krimit ekonomik dhe të çojmë në një nivel tjetër hetimin tatimor. Pasi këto dy aspekte të luftës së koordinuar mes policisë së shtetit në departamentin e vet dhe Ministrisë së Financave me departamentin hetimor, të kenë një rritje në cilësi nuk do të ketë më prokuror që do të fshihet pas alibive për të mos i çuar prapa hekurave ata që mashtrojnë publikun e i bishtnojnë detyrimeve ndaj publikut.

Lexoni intervisten e plote: Dosja Habilaj, Rama në "360 Gradë": Kallzim penal per dekonspirimin. Ne dispozicion te hetimit dhe Xhafaj


EMISIONET