Milan rikthehet të buzëqeshë, 5-1 kundër Austrisë së Vjenës

23/11/2017 22:59

Ecuria e Milanit në këtë pjesë të sezonit nuk ka qenë në nivelet e duhura, si në kampionat ashtu edhe në Europa League, ku vinte nga dy barazime.

Por mbrëmjen e së enjtes, Milani ka triumfuar 5-1 kundër Austrisë së Vjenës, duke dhënë sinjale pozitive për drejtuesit e klubit, e duke siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshme të Europa League si më e mira Grupit D, edhe pse ka edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.

Rodriguez hapi siparin e golave për kuqezinjtë, në të 27-ën, por në të 35-ën miqtë barazuan shifrat në 1-1.

Por sapo ka rinisur loja, Andre Silva në të 36-ën dhe Patric Cutrone në të 42-ën, mbyllën shifrat 3-1 për pjesën e parë të ndeshjes. Në të dytën ka qenë Andre Silva që shënuar golin e katërt për Milanin e të dytin personal në këtë ndeshje. E ndërsa pritej që arbitri kryesor të mbyllte ndeshjen, Patric Cutrone ka shënuar golin e pestë e të fundit për kuqezinjtë, e të dytin personal të kësaj sfide.

Ndërkohë që ndeshja tjetër e Grupit D, AEK-Rijeka, u mbyll në barazim 2-2.

Të gjitha rezultatet e Europa League këtë të enjte:

Top Channel