Rreth 1.600 të punësuar në administratë rrogën e marrin nga shtëpia!

Afërsisht 1,600 zyrtarë administrativë të punësuar nga Programi për përfaqësim adekuat nuk janë shpërndarë nëprë vende pune, megjithëse ato janë paguar për vite me radhë. Disa prej këtyre njerëzve reagojnë për një kohë të gjatë që marrë rrogë, por nuk tregojnë rezultate se nuk kanë hapësirë pune apo punë që duhet të kryejnë. Ata ankohen se nuk mund të përparojnë e të përmirësohen. Problemi është aktualizuar në kuadër të disa diskutimeve mbi planin e qeverisë dhe buxhetin për vitin e ardhshëm, transmeton FLAKA.

“Këta të rinj janë me arsim të përshtatshëm. Disa prej tyre janë me nota të larta dhe shpresojnë të bëjnë karrierë dhe janë të detyruar të rinë në shtëpi dhe të marrin një pagë, e cila është një mesazh i keq për ta dhe për të rinjtë e tjerë”,tha së fundmi ish ministri i Financave Xhevdet Hajredini në një debat në një televizion.

Ai e vendosn në pikëpyetje edhe pagesën pë rata sepse, siç thotë, pagesa nuk mbështetet me ligj.

Profesori Borçe Davitkovski, nga ana tjetër, e sheh zgjidhjen e problemit në vullnetin politik.StrugaLajmStrugaLajm

“Problemi mund të zgjidhet vetëm nëse ka vullnet politik. Pastaj do tu gjendet një vend dhe një angazhim këtyre njerëzve”, thotë Davitkovski.

Qeveria ka njoftuar se do ta zgjidhë çështjen për kohë të shkurtër. Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë ka krijuar tashmë një grup punues për të gjetur institucionet në të cilat këta administratorë mund të vendosen.StrugaLajm

“Ky problem është trashëguar në Sekretariatin dhe prioriteti ynë është shpërndarjen e gjithë këtyre zyrtarëve administrativë të cilët nuk janë në punë. Menjëherë pas formimit të saj, qeveria e re është zotuar për zgjidhjen e këtij problemi. Në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë është themeluar një grup punues në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse për shpërndarjen e punëtorëve administrativë dhe është dhënë detyrë të përgatitet një plan për sistemimin në ato institucione ku përfaqësimi i drejtë nuk është i kënaqshëm”, tha Sekretariati.

Sekretariati planifikon që këta zyrtarë administrativ të shpërndahen në institucione që konstatojnë se nuk ka përfaqësim të duhur të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera etnike.

Dhe derisa është duke u punuar për tu gjetur punë të përshtatshme këtyre personave, disa prej tyre, gjatë pritjes, tashmë fitojnë edhe në ndonjë mënyrë tjetër. FLAKA

In : Aktuale

Loading...
loading...