Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Daja: I lumtur për fitoren, edicion shumë pozitiv

Edhe trajneri Ilir Daja vlerësoi aspektet pozitive të këtij edicioni, duke anashkaluar mungesën e kualifikimit. Tekniku i Skënderbeut u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në këtë takim në veçanti, por edhe në gjithë edicionin në përgjithësi, ndërsa evidentoi faktin se korçarët nuk humbën asnjë takim në shtëpi.

“Jam shumë i kënaqur për fitoren edhe pasi ishim në disavantazh, për 3-pikëshin e parë në grupe dhe mbi të gjitha për mbylljen e edicionit pa asnjë humbje në shtëpi. Mendoj se bëmë një edicion mjaft të mirë dhe u përballëm denjësisht me të gjithë kundërshtarët, duke çuar në një nivel më të lartë përfaqësimi futbollin shqiptar. Më vjen keq për rezultatin e Beogradit, por në tërësi jam i kënaqur edhe me kaq, pasi grupi ishte mjaft i vështirë”, tha Daja.

Skënderbeu nuk ia doli të kualifikohet, edhe pse u përball denjësisht me kundërshtarët, ndërsa trajneri Daja ka keqardhje për rezultatin e 2 ndeshjeve, që ndoshta penalizuan korçarët në këtë edicion.

“Mendoj se në Beograd nuk e merituam të humbnim, për atë që dhamë në fushën e lojës, ndërsa ishim të pafat edhe në barazimin me Young Boys-in, ku dominuam totalisht. Nëse do të kishim marrë ndonjë pikë më tepër në këto sfida, ndoshta do ishim në pozita të tjera sot”, tha trajneri i Skënderbeut.

Ilir Daja vlerësoi edhe sakrificën e bërë nga Sabien Lilaj, që luajti i dëmtuar dhe jo vetëm që shënoi golin e barazimit, por ishte nga më të mirët në fushë. Trajneri i korçarëve bëri thirrje për ulje të entuziazmit tani dhe për përqendrim në takimin e të hënës me Partizanin, pasi dihet se kampionati është objektivi primar i Skënderbeut.

“Unë jam i lumtur për paraqitjen e Sabienit, që luajti edhe i dëmtuar sot dhe shënoi një gol të mrekullueshëm. Edhe Xhejms sakrifikon shumë, sepse nuk po luan në rolin e tij dhe po arrin të krijojë një volum shumë të madh. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshja e kampionatit, që është edhe objektivi ynë primar. Duam të rikthehemi te fitorja, duke mposhtur Partizanin, për të ruajtur edhe diferencën me ndjekësit në renditje”, u shpreh Ilir Daja.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...