Kur pritet ngrohja qendrore në gjithë kryeqytetin?

Aktuale November 23, 2017 - 23:36

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka folur lidhur me planin e shtrirjes së ngrohjes qëndrore në Prishtinë dhe më gjerë.

Lluka, në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, u zotua se 5 vjet do të mjaftojnë që jo vetëm Prishtina por edhe rajoni të mbulohet me ngrohje.

“Për planin pesë vjeçar parashihet që mbulohet me rrjet Prishtina, Obiliqi dhe Drenasin si rajon, edhe bizneset edhe industritë edhe shtëpitë”, tha ai.

Ministri po ashtu konstatoi se kryeqyteti ka kapacitete për ngrohje me energji të koogjenerimit.

“Aktualisht është plani i zgjerimit përderisa kemi kapacitete kogjeneruese nuk është problem”, tha Lluka.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, këtë javë i’u kushtua diskutimit mbi alternativave për ngrohje dhe ndotjes së ambientit.

Pjesëmarrës në debat ishin Haki Abazi nga KOSID, Antigona Ukëhaxhaj nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik dhe  Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: