“Dush i ftohtë” për Dinamon, Haskeviç nervoz me gazetarët

Trajneri i Dinamos së Kievit, Aleksandër Haskeviç, ishte shumë nervoz pas ndeshjes së djeshme, humbur ndaj Skënderbeut. Pyetjet e gazetarëve të shumtë ukrainas e acaruar pa masë trajnerin, i cili ka polemizuar në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Haskeviç refuzon të flitet për nënvlerësim të ndeshjes dhe mbron zgjedhjet e tij, për të luajtur pa shumë titullarë. Ishin rreth 50 gazetarë në total në sallën e konferencave, por atmosfera ishte e zymtë dhe realisht u bënë vetëm dy pyetje.

– A mendoni se përgatitja e ndeshjes ishte e gabuar, duke parë rezultatin? Ose fakti që nuk u krye asnjë stërvitje në stadium?

– Tani mund të thoni gjithçka. Por të bësh dy orë rrugë vajtje-ardhje, për të kaluar gjysmë ore këtu – nuk është ky problemi kryesor.  Problemi kryesor ishte loja e skuadrës në tërësi në mbrojtje. Sidomos në pjesën e parë. Nuk dilnim dot nga mbrojtja dhe i lamë kaq shumë hapësirë ekipit kundërshtar. Për këtë arsye, u ndëshkuam në pjesën e parë dhe në të dytën. Humbëm kundërshtarin në një goditje standarde e më pas pësuam gol me kundërsulm. Prandaj, loja e ekipit tonë në mbrojtje ishte e pështirë.

– Pse nuk e bëtë zëvendësimin e tretë? Ekzistonte frika që Haçeridi mund të mos përfundonte ndeshjen?

– Nuk kishim në dispozicion lojtarë sulmues, sepse përndryshe do të aktivizoja një sulmues në vend të një mbrojtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *