Tre vite për të restauruar një Porsche 911. Rezultati? Fantastik

Auto

Tre vite për të restauruar një Porsche 911. Rezultati? Fantastik

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 19:27
Porsche

Para tre vitesh, Muzeu Porsche bleu dy makina 911 të viteve ’60 për rreth 100 000 euro.

Njëra prej tyre ishte e braktisur dhe në një gjendje mizerabël, me mungesa të ndryshme pjesësh në karrocerinë e saj. Bëhej fjalë për një prodhim të tetorit 1964, kur versionet e para të 911-s quheshin ende 901.

Tre vite më vonë, specialistët e Muzeut Porsche në Shtutgart e kanë kthyer si të ri këtë automjet klasik, që shumë persona do e kishin çuar direkt për skrap.

Nga 14 dhjetori, ky Porsche do të jetë i disponueshëm për publikun në muze.

Image
Porsche
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat