Zbulohen bazat e prostitucionit në Durrës, drejtuese një grua. Policia jep detajet

  • 14 December 2017 - 11:29
Zbulohen bazat e prostitucionit në Durrës, drejtuese një grua. Policia jep detajet

Policia e Durrësit ka goditur një rrjet prositucioni, ku janë arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Trafiqet finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Rent”.

Shfrytëzonin femra dhe përshtatnin ambjente për prostitucion.

Arrestohen në flagrancë dy shtetase dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 2- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rrjeti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Rent” ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:

• Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës;

• Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

• G.A. 44 vjeç, banues në Shijak.

(Kosova Sot)