Transmetuar më 14-12-2017, 21:15

Ndonjëherë "selfiet" bëhen të rrezikshme, aq sa mund të na kushtojnë dhe jetën.

Rasti më i fundit është i kësaj 16-vjecareje, e cila përfundoi në spital pasi u godit nga një tren, në momentin që po pozonte me mikeshat e saj pranë një hekurudhe.

Ely Hayati u godit në pjesën e pasme të kokës. Mikeshat e saj thanë më vonë për policinë se ajo fluturoi disa metra nga përplasja.

16-vjeçarja u shoqërua menjëherë në spital, ku mjekët thonë se është në gjendje të qëndrueshme, por duhen pritur rezultatet e analizave për të kuptuar nëse e reja ka pësuar ndonjë dëmtim të pariparueshëm në tru apo jo.

Kujdes kur bëni foto në vende të rrezikshme. /k.k/noa.al/