TIRANE– Të tjera detaje publikohen nga dosja prej 900 faqesh që disponon prokuroria e Katanias në Itali për grupin e Habiljave, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Mes përgjimeve përmendet edhe emri i ish-ministrit të Punëve të Brendshëm Saimir Tahiri.

Emisioni ‘Opinion’, ka publikuar sot një pjesë nga përgjimi i realizuar nga italianët ndaj Moisi Habilajt dhe grupit të tij, kryer brenda një automjeti në Itali. Në përgjimin e zbardhur, Moisi Habilaj dëgjohet të përmendë emrin e Saimirit dhe blerjen e dy byzylykëve, një për nënën dhe një për gruan e tij me vlerë 9 mijë euro.

dokumenti-1-1

PJESË NGA PËRGJIMI (DOSJA)
“Në këtë rast, reparti si më sipër në bazë të kërkesës së Grupit të Njësisë ka dërguar kopje të pasaportave të Habilaj dhe Çelaj si dhe të lejes së qarkullimit të automjetit me targë AA003EY që nga dokumentet rezultonte AUDI A8 me targë AA003GB regjistruar në emër të “Saimir Bashkim Tahiri”, rezident në Tiranë në Muhamet Gjollesha. Nga kërkimi me anë të burimeve të hapura vërtetohej se Saimir Bashkim TAHIRI ishe (dhe është akoma aktualisht) ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe menaxhimi “i çuditshëm” i makinës Audi AA003GB nga ana e HABILAJ, familjarë të tij, e kishte përfshirë në një skandal që e kishte akuzuar për përplasje mes tyre, të çmuar se janë kriminelë të rrezikshëm shqiptarë.
Për të treguar me siguri se makina e përmendur A8 bashkë me dokumentacionin përkatës që vërtetonin përkatësinë e një ministri të shtetit shqiptar, ishte dhënë në përdorim të Habilajve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: