Kosova

Kosova pa plan për bitcoin

Bitcoin tani mund të shkëmbehet edhe në bankat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Banka e Amerikës, si e dyta më e madhja në vend, tashmë është pajisur me patentën që monedhat virtuale t’i ndërrojë me para të gatshme.

Por, një plan legjitimimi për këto monedha virtuale nuk ka Kosova, raporton ‘Klan Kosova’.

Madje, Banka Qendrore e Kosovës këto valuta i sheh si pjesë të një sistemi piramidal, e të pasigurt, përcjell albinfo.ch.

Por, kjo nuk po zmbrapsë shumë njerëz, që edhe këtu, si në gjithë botën, të investojnë në këto kriptovaluta.