“Inceneratorët”, të gjithë bien dakord, por ndahen tek procedurat

16/02/2018 15:31

Të enjten në Kuvend është debatuar në lidhje me projektet e ndërtimit të impianteve të asgjësimit të mbetjeve me anë të djegies në temperatura shumë të larta.

Të ashtuquajturit inceneratorë kanë dakordësinë e të gjithëve në lidhje me teknologjinë dhe nevojën e ndërtimit, por pozita dhe opozita janë ndarë për procedurën.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri mbrojtën projektet e nisura tashmë dhe morën si shembull impiantin e Elbasanit, i cili ka nisur nga puna.

Ahmetaj e cilësoi këtë impiant si shpëtim për banorët e Elbasanit.

Top Channel