Numër i madh njerëzish para hotelit ku po qëndron Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora është shndërruar në personazhin më të përfolur gjatë ditës së sotme.

ShowBiz

17/02/2018 14:15

Gati dy orë më parë, Rita ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, shkruan lajmi.net.

Nga aty, Rita është dërguar drejt në hotel në qendër të Prishtinës ku edhe po qëndron deri në fillim të koncertit.

Lajmi.net ka siguruar disa imazhe të Ritës në momentin kur ka arritur në hotel, ku shihet një turmë e madhe teksa po e prisnin këngëtaren për ta fotografuar. /Lajmi.net/