Për të humbur në peshë nevojitet të ndiqni këto hapa

17/02/2018 14:23

Pushimet verore janë ende larg, por duhet të nisim që tani të shohim veten në pasqyrë për të kuptuar nëse jemi ose jo në formë të përsosur fizike.

Për të pasur një trup perfekt si ai i modeleve apo artistëve të famshme, duhet të ndjekim disa hapa:

Së pari është e nevojshme të reduktojmë sa më shpejt kaloritë dhe në të njëjtën kohë të rrisim aktivitetin fizik në mënyrë që të balancojmë kaloritë e konsumuara dhe ato të shpenzuara. Të jesh në gjendje të djegësh 500 kalori shtesë çdo ditë përkthehet në një humbje peshe midis gjysmë kile dhe 900 gram në javë. Jo keq, apo jo?

Së dyti duhet të kemi parasysh disiplinën. Nëse qëllimi është i qartë për ne, duhet gjithashtu të marrim parasysh se fjalët kyçe për të marrë rezultate autentike janë vullneti dhe qëndrueshmëria, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin dhe aktivitetin fizik. Gati, shkoni!

Së treti përmentin argëtimin. Pengesa më e madhe kur mendojmë për aktivitetin fizik është mërzia. Kjo është arsyeja pse për të djegur 500 kalori në ditë ju keni nevojë për të gjetur një lloj argëtimi që iu bën të ndjeheni të çlodhur.

Së katërti, duhet të ecni sa më shumë në natyrë. Nëse ju bëni rreth 10 km në orë keni mundësi të humbisni 500 kalori në më pak se një çerek orë. Vrapimi nuk është aq intensiv sa të ecësh, kështu që duhet të kalosh të paktën një orë në ditë për të ecur për të parë rezultate të dukshme.

Së pEsti, duhet që të bëni sa më shumë shëtitje me biçikletë. Një gjë e tillë tani është e modës, sepse kjo është e mirë për trupin dhe e mban qytetin larg smogut. Biçikleta është një aleat i shkëlqyer, një orë në ditë na bën të konsumojnë pothuajse 500 kalori, por edhe iu ndihmon të kurseni disa para në buxhetin tuaj nëse përdorni makinën personale apo mjete të tjera transporti.

Suksese!

Top Channel