Luiza GegaPas eliminimit nga gara, atletja shqiptare Luiza Gega ka dhënë edhe arsyet e dështimit. Ajo thotë se dhimbjet në këmbë nuk e kanë lejuar që ajo të arrinte objektivin e dëshiruar. Pavarësisht kësaj, nënkampionia e Europës, thotë se nuk do ta ndërpresë ëndrrën për të arritur qëllimet e dëshiruara.


“E di që ndoshta dhe shumë prej jush janë zhgënjyer, por më besoni kisha dhimbje shumë të madhe kur kaloja pengesat, sidomos atë të ujit, sa qe nuk mbaja dot veten time me këmbën e vrarë dhe fillova të bija me të dyja këmbët.


Thjesht luftova vetëm për mos të lënë garën sepse se kam lënë kurrë gjer më sot dhe sido që të jem s’ka për të ndodh kurrë. Gjithsesi njerëzit që e kuptojnë sportin e dinë se për çfarë flas. Për fat të keq duhet t’i mbyll këtu garat për këtë vit, apo duhet t’i jap kohë këmbës të rikuperohet, sigurisht për tu kthyer me objektiva tjera.


Jam e rrethuar nga njerëz që më mbështesin shumë dhe kjo me bën shumë të lumtur. Ndoshta këtë vit e mbylla vetëm si nënkampione Europe, por aktivitete të tjera me presin. Shumë faleminderit të gjithëve!”, shkruan Luiza Gega.


13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)