Rita Ora u ofron mbështetje të mbijetuarave të dhunimeve gjatë luftës në Kosovë NULL NULL 17.02.2018 19:41 17.02.2018 19:41 Rita Ora u ka thënë të mbijetuarave të dhunimeve të luftës së fundit në Kosovë se ajo është frymëzuar nga forca dhe rimëkëmbja e tyre, njofton Klan Kosova. “U ul në mesin e tyre. Ua mbajti dorën. I përqafoi. I ngushëlloi. Ju tha që e frymëzuan me forcën e tyre, me rimëkëmbjen, me përkushtimin për të ecur përpara”, ka shkruar Garentina Kraja në Facebook. “Rita Ora me Feride Rushitin dhe Kadire Tahirajn duke e ofruar mbështetjen e saj për të mbijetuarat e dhunimeve të luftës së Kosovës sot në rezidencën e ambasadorit britanik, Ruairí O’Connell, me ftesën e Elida Elida në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 33 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë