Më lirë me avion se me autobus

Ofertat atraktive në transportin ajror (fluturime me çmime të volitshme, hyrja e më shumë kompanive ajrore të reja , mbështetja e fuqishme e qeverive të rajonit për zhvillimin dhe modernizimin e aeroporteve , si dhe subvencionimi i kompanive lou kost), kanë ndikuar në rritjen e numrit të udhëtarëve që parapëlqejnë më tepër avionët se sa autobusët

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 17 shkurt – Aeroportet në rajon shënojnë rritje të madhe të transportit të udhëtarëve në vitet e fundit, shkruan gazeta KOHA. Kjo u arrit falë masave dhe politikavë të reja që nënkuptojnë fluturime me çmime të volitshme, hyrja e më shumë kompanive ajrore të reja, mbështetja e fuqishme e qeverive të rajonit për zhvillimin e transportit ajror, si dhe subvencionimi i kompanive lou kost që vendosën destinacione të reja , por edhe me angazhimi i konçesionarëve të aeroporteve në rajon që modernizuan dhe përmirësuan dukshëm kushtet e punës në aeroportet e rajonit.
Të dhënat tregojnë se bile 9 aeroporte në rajon kanë transportuar më shumë se një milion pasagjerë, përkundër vlerësimit të ekspertëve të aviacionit se qarkullimi vjetor edhe me 300 mijë udhëtarë është i mjaftueshëm për punë të pavarur dhe mbijetesë në tregun me konkurrencë të madhe.StrugaLajm

Në kohën dinamike që jetojmë sot, kur koha dhe të hollat janë një resurs i çmuar, duket se transporti me avion është më efikas për të arritur më shpejtë deri te një destinacion. Me rritjen e fluturimeve të lira si dhe prezencën në treg të kompanive ajrore që vet ekzistencën dhe punën e tyre e bazojnë në shërbimet e lira , por edhe me shtimin mërgimtarëve nga rajoni që punojnë dhe jetojnë jashtë vendlindjes, shënohet edhe rritja e madhe e transportit ajror në periudhën e fundit.

Sa i përket aeroporteve të rajonit, ai i Beogradit edhe më tej është i pari me 5. 34 milionë udhëtarë në vitin 2017, ndërsa dy herë më pak udhëtarë kanë aeroportet në Zagreb dhe Split. Aeroporti i Shkupit vitin e kaluar ka transportuar 1.868.272 pasagjerë, duke u renditur në vendin e gjashtë, falë preferencave të qytetarëve për të udhëtuar me kompani që ofrojnë çmime të lira. Këtë e dëshmon edhe fakti se kompania që ofron fluturime të lira në tërë Evropën, Viz Air, ka transportuar një numër rekord prej 1.2 milion udhëtarësh nga dhe prej Maqedonisë, duke shënuar një rritje prej 32 për qind në raport me vitin 2016, tregojnë analizat e portalit “Exyuaviation”.
Në Serbi, Viz Air ka transportuar 745.000 pasagjerë , ndërsa në Bosnje e Hercegovinë ka transportuar 583.000 pasagjerë apo dyfishin më shumë se në vitin 2016.StrugaLajm

Në ndërkohë, para Shkupit në vendin e pestë është renditur aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” me 1.887.402 udhëtarë në vitin e kaluar. Edhe pse kosovarët mbesin të izoluar për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave, Prishtina megjithatë ia ka kaluar Shkupit me numrin e udhëtarëve. Sivjet Aeroporti i Prishtinës planifikon që t’i përfshijë edhe udhëtimet për vendet skandinave dhe t’i zgjerojë pistat. Me rritjen e numrit të fluturimeve dhe çmimet e arsyeshme, “Adem Jashari” në vitin 2018 , pritet të arrijë shifrën prej 2 milionë udhëtarë.

Nëse i referohemi të dhënave të statistikës shtetërore për vitin 2016, del se nga Aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza” vetëm në vitin 2016 kanë fluturuar 2.139.434 milion udhëtarë, me çka ky aeroport ka më shumë udhëtarë se Prishtina apo Shkupi, përkundër çmimeve shumë më të shtrenjta në raport me aeroportet e rajonit. Por, edhe pse Shqipëria posedon një potencial të madh të turizmit, ajo ka numrin më të ulët të fluturimeve krahasuar me aeroportet e vendeve të Ballkanit, si dhe mbetet aeroporti me çmimet më të larta në rajon. Pritet që pas tre vitesh Shqipëria të fitojë edhe një aeroport të ri në Vlorë. Merret vesh se tri kompani turke kanë paraqitur në Ministrinë e Infrastrukturës një ofertë për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës. Ndër to është edhe Konsorciumi që po ndërton aeroportin më të madh në botë, atë të Stambollit me vlerë 22 miliardë euro. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...