U bë pjesë e ‘Këngës Magjike’ se është kushërira e Arditit? Moderatorja zbulon të vërtetën

U bë pjesë e ‘Këngës Magjike’ se është

Festivali muzikor ‘Kënga Magjike’ u prezantua këtë vit nga autori Ardit Gjebrea së bashku me katër moderatorë,Bes Kallakun, Erjon Isain, Nevina Shtyllën dhe Arjola Shehun.

Kjo e fundit u komentua në media se u bë pjesë e spektaklit sepse ishte kushërira e moderatorit të njohur, gjë për të cilën rrëfeu në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj.

“Ishte mesa di unë, takim midis presidentit të televizionit, Arditit dhe shefit tim Armand Shkullaku dhe ishte një vendim për të na promovuar si figura të reja në televizion”, tha Arjola.

E pyetur nëse të rejat që janë bërë pjesë e televizionit kohët e fundit nuk kanë atë vëmendje si figurat e njohur të ekranit, moderatorja tha se është mjaft komode dhe ka marrë energji tepër pozitive nga stafi me të cilin punon.

EMISIONET