Uellsi dhe jug-perëndimi i Anglisë u tronditën nga tërmeti më i madh që ka goditur Mbretërinë e Bashkuar në 10 vitet e fundit, por efekti më i madh ishte në rrjetet sociale.

Tronditja, e cila matej në 4.4 ballë të shkallës Rihter, e kishte epiqendrën 8 milje nga Veri-Lindja e Suensit.

Është tërmeti më i madh që ka goditur Mbretërinë e Bashkuar në një dekadë pas tërmetit 5.2 ballë të regjistruar në Lincolshire në vitin 2008.

Megjithatë nuk u raportua për asnjë të lënduar përveç disa ndërtesave që pësuan dëme, por shumica e njerëzve e ndjenë tërmetin për një kohë shumë të shkurtër.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb