LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7 vite pa parë djalin, nëna 75-vjeçare ia fal të gjitha mes lotëve

17 Shkurt 2018, 21:16, Lifestyle CNA

Pas Gersit dhe shokëve të tij, në studion e ?Top Channel? u shfaq një nënë 75-vjeçare, e cila kërkonte të ritakonte të birin, pas 7 vitesh.

?Dua të të bëj të lumtur? bëri të mundur ritakimin e nënë Jorgjisë me të birin Nikon, i cili mbeti pa fjalë për ballë portretit të së ëmës, që kish pranuar të hidhte gjithçka pas krahëve, vetëm që të mos humbiste kontaktet me djalin.

Krah Nikos, u ul me kërkesë të nënë Jorgjisë edhe nusja, e cila shpërtheu në lot dhe kërkoi falje për ato çfarë kishin kaluar, me justifikimin se asokohe ajo po vuante prej depresionit post-partum (paslindje).

Asnjë nuk i përmbajti dot lotët, kur mbesa e nënë Jorgjisë nisi të qarën me ngashërim, për gjyshen që s?e shihte prej vitesh.

Në fund të programit, familja u bashkua, por megjithatë nënë Jorgjia do të vazhdojë të jetojë në azil, e vetmja gjë që ajo kërkon është të mos harrohet nga familja e saj./CNA

Lajmet e fundit nga