23:16 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Limaj me deputetë e ministra të Nismës në koncert të Ritës (Foto)

Sontë në sheshet e Prishtinës, u mbajt një koncert madhështor për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Për të përcjell këtë koncert ku performoi këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, nuk munguan as politikanët, shkruan Indeksonline.

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj bashkë me ministra dhe deputetë të partisë që ai drejton, shikuan nga afër performancën.

Në këtë koncert, po ashtu këndoi edhe artisti Ledri Vula. Dyshja ndezen sheshin me këngët e tyre. /Indeksonline/

Temat: