Agjencia e modës në kërkim të modelëve të ‘shëmtuar’ (Foto)

E publikuar: 17/02/2018 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e agjencive të modës kërkojnë modelë që kanë edhe talent dhe janë të zgjuar, ndërsa bukuria është primare dhe e padiskutueshme.

Por, ‘Ugly Models’ me bazë në Londër, është në kërkim njerëzve me forma dhe pamje të ndryshme, që duken larg prej ‘bukurisë standarde’, transmeton Telegrafi.

Kandidatët që janë pranuar deri më tani, kanë bërë që pasarelat të duken shumë më ndryshe se ato që i kemi parë zakonisht.

“Provojmë të tregojmë dukjen që mbizotëron në popull, gjë që jepe një ndjenjë lehtësie veshjeve të ndryshme” ka thënë March Frenc, që është pronar i kompanisë.

Me këtë rast, janë kërkuar model të formave të ndryshme, prej të plotë deri te ata shumë të hollë. /Telegrafi/