FOTO/ Pritje e jashtëzakonshme! Por Rita Ora ikën nga Kosova drejt...

FOTO/ Pritje e jashtëzakonshme! Por Rita Ora ikën nga Kosova drejt...

23:34, 17/02/2018

Madhështor ka qenë koncerti i Rita Orës në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Shqiptarja me famë botërore është kthyer në vendin e saj të lindjes për të performuar para mijëra njerëzve që ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për ta parë nga afër yllin e famshëm.

Koncerti u organizua në kuadër të aktiviteteve të shumta për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë performancës së saj, Rita i ka interpretuar disa prej hiteve të saja më të mëdha, ndërsa nuk ka munguar edhe muzika shqipe gjatë koncerti të saj.

Ndërkaq, me të përfunduar performancën, Ora është nisur drejt aeroportit “Adem Jashari” për t’u larguar nga vendi.

27-vjeçarja nëpërmjet Instagramit ka treguar se nuk do të qëndrojë në Kosovë, por do udhëtojë menjëherë për të përmbushur angazhimet tjera të saj. /Express.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco