Ahmeti: NATO dhe BE, alternativë e vetme për shqiptarët

Maqedonia

Ahmeti: NATO dhe BE, alternativë e vetme për shqiptarët

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 23:30
Ali Ahmeti

Ideali i dëshmorëve për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, ishte më i madh se gjithçka tjetër, të cilën vdekjen e shndëruan në lindje, deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në akademinë solemne të organizuar nga partia e tij për nder të dhjetëvjetorit të pavarsisë së Kosovës. “Shqiptarët sot duhet të jetësojnë e materializojnë të arriturat që të gjithë bashkarisht i kanë ndërtuar. Kosova shtet i apvarur të pranohet edhe ndërkombëtarisht dhe institucionalisht të integrohet aty ku e ka vendin në NATO dhe BE. Maqedonia të punojë deri në përmbylljen e plotë të MO-së. Kjo është detyrim i ne shqiptarëve por edhe i bashkëqytetarëve maqedonas që MO si tërësi e zbatueshme për të gjithë. Shqipëria të udhëtojë drej BE-së me dinjitet të përfaqësojë aty ku e ka vendin në NATO”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga mediat maqedonase Ahmeti u pyet se përse feston pavarsinë e një shteti tjetër ndërkaq nuk merr pjesë në festat shtetërore të rëndësishmë për Maqedoninë. “Kam obligim moral dhe kombëtar ta bëj këtë manifestim për shkak se Kosova shkolloi shqiptarët e Maqedonisë kur ata nuk kishin të drejtë në arsimohen në vendin e tyre”, u përgjigj Ahmeti. Personalisht nuk kam pas ftesë për festat shtetërore, pos ftesave në adresat e insitucioneve shtetërore, u arsyetua Ahmeti.

“Kosova shqiptarët e Maqedonisë i ka shkolluar sepse këtu shkolimi ishte i ndaluar. Une që bëj këtë manifestim, jam torturuar nga organet e UDB-së pse kam këkruar në shtetin tim shkollim”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Pavarsia e Kosovës ju takon të gjithë shqiptarëve, tha me këtë rast ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

“Është e rrallë që në fakt më shumë një ambasador i një vendi duhet të ju uroj nikoqërëve pavarsinë sesa që ia urojnë atij. Kjo pavarsi as nuk do të arrihej as nuk do të kishte kuptim pa ju. Nuk është matematikë fer të numërohen 10 vite, ka shumë dhjetë vjeçar para këtij dhjetvjeçari në të cilën gjenerata si ju keni sakrifikuar jeni solidarizuar me atë që quhet çështje e Kosovës”, shprehet ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Hysa, siç njofton RTM2 tha se nga pavarësia e këndëj Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë ndërkaq shprehu nevojën për të menduar tani bashkëpunimin edhe më kualitativ me vendin në sferën e arsimit, kulturës dhe në fusha të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat