Maqedoni, procese të gjymta gjyqësore, kjo është pengesa e zhvillimit të procedurave të inicuara nga PSP

Argumente të ndryshme po përdoren për të vonuar procedurat e Prokurorisë Speciale Publike të Maqedonisë. Nga njëra anë, sistemi ligjor nuk funksionon, këtu hyjnë edhe pengesat dhe pazarllëqet që bëhen në gjykata. E gjithë kjo çon në ulje të entuziazmit dhe rritje të mosbesimit që fajtorët ndonjëherë do të ndëshkohen, shkruan Portalb.mk.

PSP ka një agjendë të ngjeshur që nga fillimi i vitit, por kërkon kohë për të vërtetuar drejtësinë. Edhe më tej ka shtyrje të seancave dëgjimore, përdorimi i arsyetimeve në procedurë, ndërsa nga ana tjetër publiku pret drejtësinë. Këtë javë ishin aktuale rastet Tenk të PSP për mercedesin e blerë me vlerë pothuajse 600 mijë euro. Të pandehurit i kërkuan matërialet e përgjuara të kësaj lënde në formë të audios, por Gjykata i refuzoi. Gjithashtu u refuzua edhe ekspertiza e mercedesit.

Rasti “Tank”: Edhe përkundër kundërshtimit të Gruevskit dhe Jankullovskës, “bombat” do të përdoren si dëshmi

Ish kryetari  i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, thotë për Portalb.mk se të gjitha proceset që dalin nga përgjimi, për të cilat publiku pret vendime, po procedohen ngadalë, po bëhen abuzime përmes përdorimit të arsyeve në procedurë, ndryshohen përbërjet e gjyqtarëve, dhe e gjithë kjo ngre pyetje – A po kryen funksionin gjyqësori?

“Po pritet që të gjitha palët të një lënde të jenë prezent, pra njëri është i sëmurë, tjetri në udhëtim, dikush dëshiron të performojë në koncerte dhe lloj lloj argumentesh jepen nga mbrojtja për klientët e tyre me qëllim që të shtyjnë afatet. Gjyqësori me gjithë këto tregon elemente të se ai nuk ka efekt”, thotë Ivanovski.

Rasti “Tanku”, gjykatësja e paralajmëroi Gruevskin që të mos vonohet në seancë

Ai shton se nga njëra anë gjyqësori është joefikas, në anën tjetër PSP funksiononte me pengesa dhe disa ende janë duke pritur që mandati i tyre të përfundojë.

“Pazarllëqet nuk kanë kuptim më krimin e bërë, gjegjësisht të gjithë personat që janë pjesë e lëndëve, presin që dikush të bëjë presion dhe eventualisht ti ikin përgjegjësisë, dhe a do të bëhet ajo me amnisti apo me metoda të tjera nuk dihet, por kjo nuk shkon në favor të shoqërisë”, shtoi Ivanovski.

Gjykata e Apelit lejoi që “bombat” të shfrytëzohen si dëshmi edhe në rastin “Tank”

Sipas tij nëse nuk ka përgjegjësi, edhe më shumë do të thellohet korrupsioni dhe krimi do të lulëzojë edhe më tepër.

Më 24 janar të vitit të kaluar, PSP njoftoi në konferencën për shtyp se po fillonte një procedurë hetimore për blerjen e Mercedes-Benz dhe e quajti rastin Tank. Më 29 nëntor 2017, Këshilli për Përcaktimin e Akteve Penale pranoi aktakuzën e PSP-së për rastin “Tank” dhe që atëherë, janë caktuar disa seanca dëgjimore, ndër të cilat tre këtë javë.

Analisti politik Xhelal Neziri thotë për Portalb.mk se ka rënë niveli i pritjeve dhe entuziazmi gjatë muajve të fundit për shkak se reformat në gjyqësor nuk janë zbatuar deri në fund dhe nuk ka proces efikas të rasteve që dolën si rezultat i përgjimeve, tani prioritet janë tema të tjera dhe publiku duket thuajse nuk pret shtet në të cilin ka drejtësi.

Qeveria do ta shesë Mercedesin që e dëgjuam te “bombat” përmes ankandit publik

“Nuk shoh se PSP është aktive në media, nuk shoh aktivitet të tyre lidhur me zbulimin dhe hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç duket mediat kanë tendencë që më shumë të fokusohen mediat në atë se çfarë çantë dhe çfarë vesh Fatime Fetai”

Sipas tij kjo mënyrë e zhvillimit të punës është dështim i kthimit të shtetit të drejtë.

Ndryshe, lidhur me Mercedesin, Qeveria vendosi ta nxjerr në ankand përmes sistemit publik të tenderit të operuar dhe drejtuar nga Ministria e Financave. Në njoftimin thuhet se Biroja për ekspertizë ligjore ka vlerësuar makinën 230 mijë euro, që është 400 mijë euro më pak sesa çmimi me të cilin është blerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button