A do të ndryshojë ora të dielën? Parlamenti Europian nuk…

Mar 22, 2018 | 20:35
SHPËRNDAJE

Edhe pse Parlamenti Evropian pati propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës duket se do të vijojë sërish e njëjta taktikë si çdo vit deri më tani. Në fundjavën e fundit të marsit orët ndryshojnë në të gjithë Evropën, siç ndodh dy herë në vit, kjo pasi Parlamenti Europian nuk ka marrë ende një vendim.

880x495_cmsv2_5279a182-1417-50db-99d2-33d9a5c1c741-3108957

Në orën 02.00 të Evropës Qendrore, të dielën, koha do të vijë përpara një orë deri në 03.00, në atë që quhet shpesh herë në verë. Ajo do të përfundojë në të dielën e fundit të tetorit ku nga 03.00, orët do të kthehen një orë mbrapa në orën 02.00, duke iu rikthyer kohës standarde.

 

A ka gjasa që rregullat të ndryshojnë?

Komisioni ka treguar se mosndryshimi i orës ka pak gjasa të ndodhë edhe pas kërkesës së Parlamentit Evropian.  Megjithatë, nuk është kundërshtuar si mundësi, shkruan euronews.

Komisioneja e Transportit Violeta Bulc i tha parlamentit se përfitimet nga dita më e gjatë duhej të merreshin parasysh. Ajo gjithashtu paralajmëroi se vendimi duhej të merrej në nivel evropian dhe të aplikoheshin në të gjithë BE-në në një “mënyrë që  të kishte sinkronizim të unifikuar”.

“Ndryshimi kombëtar i pakoordinuar në kohë gjatë vitit do të krijonte probleme shumë të rëndësishme për funksionimin e mirë të tregut tonë të brendshëm, sidomos në sektorin e transportit,” tha ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura