Ja si Edi Rama dhe Sajmir Tahiri përgjuan Ilir Metën...

Ja si Edi Rama dhe Sajmir Tahiri përgjuan Ilir Metën...

21:44, 22/03/2018
A+ Aa A-

Ilir Meta është përgjuar nga Edi Rama dhe Sajmir Tahiri. Deklarata është bërë nga Monika Kryemadhi në studion e Opinion.

“Pse ju duket kaq çudi? Jam sjellë aparatura para 4-5 muajve dhe janë zhdoganuar në pikat e kalimit kufitar.

Mediat investigative, ka edhe shërbime të huaja që e dinë shumë mirë, që Kryeministria përmes elementëve të caktuara kanë marrë aparatura që përgjojnë.

Ilir Meta kur ishte Kryetar i Kuvendit është përgjuar nga Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Përgjohet edhe sot, edhe unë përgjohem, s’ka asnjë gjë të keqe.

Për mua problematike është që 2.4 % e shqiptarëve përdorin kokainën, drogën më të shtrenjtë.

Për mua problemi kryesor është rritja e borxheve, rritja e varfërisë së shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco