Presidenti i Realit kontakton agjentin e Neymar

Presidenti i Realit kontakton agjentin e Neymar

23:01, 22/03/2018

Ardhja e Neymar në Real Madrid po bëhet gjithnjë e më afër. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka pasur disa kontakte me agjentin e yllit brazilian, Pini Zahavi.

Agjenti në mënyrë interesante po merr përsipër edhe transferimin e sulmuesit polak, Robert Lewandowski, te gjigantët spanjollë.

Por siç raportohet nga Brazili, presidenti i Real Madridit është në kontakte me Zahavi që ishte tashmë vendimtar në operacionin që Neymar zgjodhi të shkonte tek PSG.

Tani për tani, Zahavi është duke studiuar propozimin e Perezit së bashku me avokatët e Neymarit në Brazil.

Edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën e tij për t'u larguar nga Parisi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco