Transmetuar më 20-04-2018, 21:38

Vëmendja publike u rikthye sërish te ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pasi ai u rishfaq në parlament në seancën e së enjtes, pas rreth gjashtë muajsh mungesë.

Demokratët kërkuar largimin e tij nga parlamenti.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha e filmonte LIVE në facebook dhe u drejtohej socialistëve të “sillnin në parlament edhe Habilajt dhe Balilajt”.

Sot Tahiri i është përgjigjur Berishës me një video LIVE në Facebook, nga studio e Arian Çanit, pak para se të startonte emisioni.

“Doktor të bën mirë të hapësh një studio të shkosh vetëm si kameraman nëpër dasma, nëpër ditëlindje, synetlliqe. Jam shumë i bindur se do ja dalësh më mirë se në parlament. Doktor hajde me sukses”, i drejtohet Berishës ish-ministri Tahiri./a.m./noa.al/