Transmetuar më 23-05-2016, 13:44

Mentja është në gjendje që të “gënjejë” trupin dhe të ndihmojë në dobësim. Ky fakt është zbuluar nga një ekip studiuesish italian të Universitetit të Padova.

Ata zbuluan mekanizmat molekularë që garantojnë transformimin e yndyrës së bardhë në të ngjashme me atë errët, e njohur për kapacitetin për të zhdukur ndjesinë e të ftohtit.

Kjo substancë stimulon qelizat të konsumojnë yndyrat, duke prodhuar nxehtësi dhe djegien e tyre.

Ndër të tjera, nuk ka asnjë efekt anësor ndaj njeriut dhe lufton obezitetin si dhe stimulon ndjesinë e ngopjes. Këshillohet që të përdoret sa më shpesh nga ata persona që kanë probleme me peshën./a.y/noa.al