Ndahet nga jeta shkrimtari amerikan Philip Roth

23 Maj 2018, 08:38Lifestyle TEMA
Ndahet nga jeta shkrimtari amerikan Philip Roth

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare Philip Roth, një prej shkrimtarëve amerikanë më të rëndësishëm dhe më me influencë të shekullit XX. Ai ndërroi jetë në një spital në Nju Jork, për shkak të insuficencës kardiake.

Ai është autor i “Pastori amerikan” me të cilin ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1998 dhe “Ankimi i Portonoy”. Veprat e tij janë konsideruar një shpërthim i fortë dhe kritik i identitetit amerikan. Seksi, feja dhe morali janë temat që ai ka trajtuar më së shumti.

I lindur në Nju Xhersi në vitin 1933 në një familje borgjeze hebraike, Philip Roth ka eksploruar deri në fund historinë e tij familjare dhe dimensionin hebraik në Amerikën bashkëkohore.

Me “Pastori amerikan”, në vitin 1997, ai hapi një kapitull eksplicit në vëzhgimin politik-social, një punë që do të vijonte në të njëjtën linjë me “U martova me një komunist” dhe “Njolla njerëzore”.

Në vitin 2009, ai njoftoi fundin e karrierës së tij si romancier. Deri në atë kohë kishte publikuar 30 libra, të përkthyer në shumë gjuhë. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje