Agron Mustafa | Foto: Facebook

EKSKLUZIVE: Polici ‘Tarkani’ me aktakuzë për sulmin ndaj Agron Mustafës

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj policit Avni Berisha i njohur me nofkën ‘Tarkani’  si i dyshuar për sulm ndaj ish- drejtorit të “Valës”, Agron Mustafës, dhjetorin e vitit të kaluar.

Lajmin për ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar për KALLXO.com, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“Po faza e hetimeve ka përfunduar, prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit (Avni Berisha). Rasti ka shkuar në gjykatën kompentente në Gjilan”, tha Maloku për KALLXO.com.

Ish- drejtori i ‘Valës’, Agron Mustafa ishte sulmuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë.

http://kallxo.com/policia-konfirmon-incidentin-ku-u-perfshi-agron-mustafa/

Të përfshirë në rastin e sulmit ndaj Mustafës dyshohet se kanë qenë shefi i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, dhe një polic tjetër Avni Berisha i njohur si ‘Tarkani’.

http://kallxo.com/zyrtare-ipk-nuk-heton-nazim-sahitin-per-sulmin-ndaj-agron-mustafes/

KALLXO.com ka raportuar edhe për procedurat hetimore ndaj Avni Berishës i njohur si ‘Tarkani’.