Ahmetaj: Vetëm 5% tatim fitim për bizneset e agro-turizmit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, njoftoi sot uljen e tatim fitimit nga 15 në 5 përqind për të gjitha bizneset në fushën e agro turizmit.

Veç hoteleve me 4 dhe 5 yje, edhe kjo kategori përfiton ulje tatim fitimi dhe përjashtim nga fasha e infrastrukturës.

Ahmetaj preku gjithashtu edhe biznesin e vogël, ku theksoi se nga 110 mijë biznese, 95 mijë përfitojnë duke paguar TVSH vetëm 5 përqind.

Sa i përket agro-turizmit bëmë një paketë të rëndësishme për strukturat me 4 e 5 yje nga njëra anë, tani po insentivojmë një paketë për pjesën tjetër të spektrit të ofrimeve në agro-turizëm. Do kemi një tarifë të reduktuar, sa i përket njësive të agro-turizmit. Tatim fitimi zbret në 5%, nga 15%, dhe përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë gjithashtu. Po në frymën e lehtësimit, qeveria ka vendosur të rrisë nivelin e kompanive që përfitojnë nga fasha 5% nga 8 milionë në 14 milionë lekë. Pra kompanitë me këtë xhiro do të përfitojnë numër të reduktuar të tatim fitimit. Nëse janë 110 mijë biznese aktive në vend, deri në 95 mijë sipërmarrje kanë taksën o 5% ose 0%.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria