VLORE- Arratisja spektakolare e vlonjatit 29-vjeçar Mikel Kasaj, pak pasi u dënua me burg për pengmarrjen e një personi, është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë së Gjykatës së Vlorës.

Ashtu siç u raportua më herët, në pamjet bardhë e zi të siguruara për “News 24” dhe “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti, Kasaj duket teksa del me vrap nga gjykata. Ai shfaqet i ulur në rreshtin e fundit, por kjo nuk e ka ndaluar t’ja mbathë. Në korridor, teksa vrapon, duket një person që tenton ta ndalojë, por Kasaj i shpëton dhe nisë të zbresë shkallët e gjykatës.

Pas tij turren disa policë, por i riu vrapon shpejt e zhduket nga sytë e tyre.

Më pas nga kamerat duket edhe momenti kur del nga dera e gjykatës, pa mundur ta ndalojë njeri.

Prej disa orësh, policia e Vlorës ka blinduar qytetin dhe po kërkon për Mikel Kasajn, por deri më tani nuk kanë mundur të bien në gjurmët e tij.

Ai ia mbathi me vrap sapo mësoi dënimin e dhënë nga gjyqtari me 3.4 vite burg. Kasaj nuk kishte pranga në duar në momentin e arratisjes dhe një gjë e tillë duket qartë edhe në videon e siguruar nga “BalkanWeb”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb