DURRËS – Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Në incidentin e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Maminasit janë përfshirë dy automjete.
Një turiste e huaj është përplasur me një furgon mallrash, raporton për BalkanWeb gazetarja Klodiana Haxhiaj.
Nga raportimet e para thuhet se e lënduar ka mbetur turistja.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë aktualisht është bllokuar autostrada e krahut Durrës-Tiranë
(e.f/BalkanWeb)