VIDEO/ Fitore historike në derbi, Kamza mbijeton në Superiore. Rezi sjell festën tek kamzalinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 16:59

VIDEO/ Fitore historike në derbi, Kamza mbijeton në Superiore. Rezi sjell festën tek kamzalinjtë

Kamza arriti një fitore historikë përballë Partizanit, me shifrat e ngushta 0-1, 3 pikësh që i mjaftoi për të mbijetuar në Superiore.

Capture

Partizani ishte inekzistent gjatë ndeshjes, me Kamzën që e kërkoi që në fillim fitoren, dhe në fund ia doli të arrinte objektivin e vet.

rezii

 

Partizani-Kamza 0-1

Gol: Rezi 48′

 

KOMENTI

Mbyllet ndeshja. Partizani-Kamza 0-1

90′ 2 minuta shtesë.

tifozet e partizanit largohen

74’ Tifozët e Partizanit nuk pranohen me këtë rezultat, zgjedhin të largohen nga stadiumi.

70′ Zëvendësim te Partizani. Barjamaj në vendin e Asanit.

 

62′ Zëvendësim nga Dalipi, del Trashi, futet Ramadani.

59’ Plaku provon nga goditja e dënimit, por topi ndalet në mur. Më pas aksionin e ndjek Raçiç, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

48’ GOOOL Rezi shënon golin e avantazhit për Kamzën, pasi vjen nga stoli, pasi një pasimi që merr nga Raçiç, dhe gjendet me portën e boshatisur.

47′ Plaku merr një krosim, gjendet i vetëm shumë pak metra larg portës, por nuk gjuan saktë.

46′ Rezi në fushë, del Fili.

46′ Nis pjesa e dytë në kryeqytet.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Kamza 0-0

45′ 1 minutë shtesë.

42’ Një top i mbetur në zonën e Partizanit, pas një goditje këndi të Kamzës, por as Fili dhe Plaku nuk shtyjnë dot drejt rrjetës.

36’ Krosim në zonën e Kamzës, topi shkon për Belicën por mbrojtësi me këmbë godet shumë keq.

27’ Përsëri Raçiç, tani gjendet në zonë, por në momentin e fundit Gojkoviç e bllokon.

24’ Raçiç merr një top të mirë brenda zone, por goditja e tij lë për të dëshiruar.

7’ Plaku sërish në zonë përballë portierit, por nuk ka gjuajtjen e saktë.

2’ Mundësi për Kamzën që në fillim, Plaku nuk mund të godasë teksa gjendet brenda zonës.

1′ Nis takimi.

 

FORMACIONET

Partizani: Xhika, Fejzullahu, Gojkoviç, Belica, Kalari, Asani, Mala, Trashi, Sulejmani, Bardhi, Abdurrahimi. Trajner: Klevis Dalipi.

Kamza: Avdyli, Zguro, Frashëri, Çukoviç, Arrabal, Malaj, Zefi, Mehmeti, Plaku, Raçiç, Fili. Trajner: Julian Ahmataj.

Gjyqtar: Enea Jorgji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"