Spalletti paralajmëron për nesër një lajm të madh

Futboll

Spalletti paralajmëron për nesër një lajm të madh

Më: 23 maj 2018 Në ora: 22:03
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Interin dhe njoftoi një konferencë për shtyp për nesër.

Kontrata aktuale e Spalletti skadon në qershor të vitit 2019 dhe ai pritet të nënshkruajë një zgjatje të kontratës deri në qershor të vitit 2021.

59 vjeçari ka pasur një takim të gjatë sot me drejtuesit e Interit në Milano dhe një konferencë për media është thirrur për të enjten pasdite.

Është raportuar se gjatë asaj konference do të shpallë gjerësisht vendimin e tij për të nënshkruar një marrëveshje të re.

Ata gjithashtu diskutuan strategjinë e transferimit për sezonin e ardhshëm, duke siguruar tashmë Stefan de Vrij nga Lazio dhe Kwadwo Asamoah nga Juventus si transferime falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat