Presidenti i FIFA-s uron klubin kampion Drita

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka marrë një telegram urimi nga i pari i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, pas shpalljes së skuadrës Drita kampion i Kosovës për edicionin 2017/2018.

I pari i FIFA-s në letrën dërguar Vokrrit ka thënë se është kënaqësi për të për t’i dërguar urimet e ngrohta Dritës për titullin e dytë të kampionit.

“Ky titull është si rezultat i përkushtimit të të gjithëve dhe përgëzimet e mia shkojnë për lojtarët, trajnerin, administratën, stafin teknik dhe mjekësor si dhe për tifozët për këtë arritje të madhe”, ka shkruar Infantino.

“Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit do të doja të falenderoja Dritën dhe federatën tuaj, që na ka ndihmuar të shpërndajmë mesazh pozitiv për futbollin”, ka shtuar presidenti i FIFA-s në telegramin dërguar të parit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Klubi Drita nga Gjilani u shpall të dielën kampion pasi që në lojën e fundit luajti baras me pretenduesin kryesor për titullin e kampionit – FC Prishtina.

http://kallxo.com/drita-eshte-kampioni-i-ri-i-kosoves-ne-futboll/

Është hera e dytë që FC Drita shpallet kampion i Kosovës në futboll.